Dita 1.
Arritje-darka
Fluturim charter ne mengjes. Mberritje ne Dubai. Transferte dhe akomodim ne hotel.
Darka ne hotel.
Dita 2. Tur
panoramik i Dubait, Shopping Tur, Nata e Vitit te Ri
Mbas mengjesit, nisje per nje tur panoramik do t'ju njohe me
nje nga qytetet me magjike ne bote. Para sysh do t'ju shfaqet nje parajse
artificiale me kontraste midis se shkuares dhe se ardhmes, tradicionales dhe
ultramodernes; do te shohim si Xhamine e Xhumeires ashtu edhe plazhin e famshem
te Xhumeires, me nje varg rezidencash dhe hotelesh luksoze, ku spikat i famshmi
dhe i vetmi hotel ne bote me 7 yje Burj Al Arab; turi vazhdon mes rrokaqiejve
gjigante te Bulevardit Sheikh Zayed, qe arrijne kulmin me ndertesat me te larta
ne bote Emirates Tower dhe Dubai World Trade Center.
Dita 3. Kohe e
lire paradite dhe Shetitje ne anije me darke dhe argetim
Mbas mengjesit ne hotel, paradite e lire. Ata qe deshirojne
mund te perfitojne nga koha e mrekullueshme per plazh ne nje nga bregdetet me
te bukura ranore te botes.
Dita 4. Safari
ne shkretetire me darke barbeky dhe argetim
Mbasdite nisje e
organizuar per Safari ne shkretetire me fuoristrada; nje eksperience jo e
zakonshme ku krahas eksplorimit te shkretetires do te perballeni me ndjenjen e
aventures dhe argetimit pamase ndersa sfidoni dunat e reres. Mbas qendrimit ne
nje nga dunat me te larta per te kundruar nje perendim dielli te mrekullueshem,
udhetimi do te vazhdoje drejt tendave te beduineve, per nje mbremje te
paharruar ne zemer te shkretetires. Atmosfera festive do te shoqerohet me nje darke ne forme barbekyje, gjate
se ciles kercimtaret orientale do t’ju dhurojne nje spektakel prej 1001
netesh.
Dita 5. Mbas mengjesit ne hotel kohe e lire.
Mbasdite transferte ne aeroport dhe nisje per ne Tirane.