Kreu => Viti i Ri

Imazhi në ngarkim. Ju lutem prisni.
 
 
 
 
 
 
Viti i Ri ne Budapest

Qyteti: Budapest
Data e nisjes:   ,  
Qëndrimi:  5   Ditë
Çmimi:  599 Euro për/person

Përshkrimi i udhëtimit

 

30 Dhjetor 09 :
Nisja nga Tirana ne 15:25. Mberritja ne Budapestne 16:45. Pritja nga partneret tane, direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore gjate te ciles do te vizitojme Kodren Gellert nga ku mund te shijoni nje pamje te mrekullueshme te 2 pjeseve te qytetit Budes dhe Pestit te ndara nga Lumi I Danubit.Akomodimi ne hotel dhe darka e lire. Nje darke tradicionale Hungareze mund tu ofrohet si opsion ku do te mund te provoni ushqim tipik Hungarez dhe te shijoni muziken, kenget dhe kercimet folklorike Hungareze.


31 Dhjetor 09:
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 09 00 me autobuz per nje ekskursion ne qytetin e Budapestit. Ne kete guide do te vizitoni:Lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastioni e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit. Kohe lire per te bere nje shetitje ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje ku do te gjeni dyqane suveniresh, verėrash dhe bare e lokale per tu ē’lodhur dhe pėr te shijuar ėmbėlsirat tradicionale Hungareze. Kjo pjese e guides do te zgjase deri ne oren 11 00.
Do te vzhdojme per tek Ishulli i Margarites, nje park madheshtor ne mes te Lumit Danub ku do te shijoni qetesine dhe bukurine e ketij ishulli dhe do te vizitoni rrenojat e Manastirit dhe Varrin e Shen Margarites.
Rreth ores 12 00 do te vazhdojme me nje vizite panoramike ne sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek  ndertesa me e Famshme e Budapestit, Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore.
Ketu eshte parashikuar nje vizite brenda ketij pallati e cila do te zgjase rreth 50 minuta. (Bileta e hyrjes kushton rreth 12 Euro).
Pasi te perfundohet dhe vizita ne Parlament rreth ores 14 00, do te shkojme tek rruga Vaci Utca, e cila eshte nje nga rruget tregetare me te vjetra te qytetit, ku do te gjeni lokale dhe restorante per te ngrene dreke dhe mund te shfrytezoni kohen per te bere pazare ne dyqanet perreth. Rreth ores 18 00 do te kthehemi ne hotel, per tu clodhur dhe per tu pergatitur per Darken e Madhe te Vitit te Ri e cila do te zhvillohet ne restorantin kryesor te hotelit me muzike live, kenge dhe lojra argetuese dhe pije pa limit.


01 Janar 10: Pas mengjesit ne oren 10 00 nisja me autobuz per nje ekskursion dite e plote ne Estergom, nje nga qytetet me te vjetra te Hungarise dhe ish Kryeqyteti Hungarez i themeluar nga Mbreti i pare Hungarez per me shume se 250 vjet.
Do te vizitojme keshtjellen qe ndodhet ne koder  e quajtur Varhegy ku ndodhet edhe Kisha me e madhe ne Hungari me stilin klasik te bazilikave : Aty ndodhen disa shpella te cilat i perkasin periudhes Mesjetare dhe asaj te Rilindjes ; rikonstruksioni i pallatit mbreteror eshte bere midis shekullit te XIV me shume detaje origjinale duke stimuluar shfaqjen e historise.
Nga muret e keshtjelles mund te shikosh peisazhe shume te bukura, statujen e Shen Stefanit, brigjet e  Danubit dhe uren e rikonstruktuar Maria Valeria e cila lidh shtetin Hungarez me ate Sllovak.
Nje pushim ne sheshin kryesor te qytetit do tu jape mundesine per te pushuar si dhe per dreke ne restorantet perreth.
Kthimi ne Budapestpasdite, dhe mbremje e lire.


02 Janar 10: Pas mengjesit ne hotel ne oren 09 00 nisja per te vazhduar ekskursionin ne pjesen tjeter te qytetit te Budapestit me autobus.
Do te fillojme turinme vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Do te vazhdojme me nje shetitje me kembe ne lagjen e cifuteve, ku ndodhet edhe Sinagoga, e dyta ne Europe per nga madhesia,
Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Pasi te kemi vizituar nga jashte te gjitha elementet e ketij sheshi, mund te bejme nje vizite ne Muzeun e Arteve, dhe me pas sipas deshires vizite ne Kopshtin Zoologjik, Parkun e Lojrave me te vjeter, pse jo edhe Patinazh ne akull.
Pasdite mund te vazhdojme me nje vizite ne Qender tregetare per pazar, pushim, shetitje etj.
Darka (Opsionale) mund te organizohet ne Restorant Sir Lancelot, nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)


03 Janar 10: Mengjesi ne hotel dhe dita e fundit do te jete e lire, pa autobuz dhe pa program te percaktuar. Ju vete do te zgjidhni si do te deshironi ta kaloni kete dite dhe mund te zgjidhni midis te tjera programme opsionale si Shetitje me Anije ne Danub, vizite ne Tunelet e famshme te Lagjes Kala, Muzeun e Terrorit, Pazar, apo mund te kaloni rreth 2 ore ne 13 pishinat e brendshme dhe te jashtme te kompleksit Szechenyi me ujera termale te temperaturave dhe perberjeve te ndryshme.(Cmimi rreth 6 Euro per person per minimum 2 ore).
Per te gjitha keto do te keni asistencen e plote te 2 shoqeruesve te grupit.
Ne oren 20 00 do te behet takimi ne hotel ku do te na marre autobuzi per transferten ne aeroport.
Nisja per ne Tiraneme MALEV ne oren 23.05 dhe fundi i udhetimit.

Çfarë Përfshihet

  • 4 nete fjetje ne Hotel Novotel Centrum 4* ne qender te Budapestit,
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
  • Darka Festive e Vitit te Ri
  • Udhetimi Vajtje-Ardhje me avion MALEV.
  • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
  • Transfertat Aeroport-Hotel-Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia gjate gjithe qendrimit ne Budapest

Çfarë nuk përfshihet


 

  • Viza Hungareze e cila kushton 35 Euro/person. Pensionistet dhe femijet nen  6 vjec nuk paguajne per vizen.
  • Drekat
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
  • Ēdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »

Plotesoni fushat perkatese