12 Shkurt 2010: Nisja nga Tirana ne 15:25. Mberritja ne Budapest ne 16:45. Pritja nga partneret tane, direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore, gjate te ciles do te vizitojme Kodren Gellert nga ku mund te shijoni nje pamje te mrekullueshme te 2 pjeseve te qytetit Budes dhe Pestit te ndara nga Lumi I Danubit.Akomodimi ne hotel dhe darka e lire.
Nje darke tradicionale Hungareze mund tu ofrohet si opsion ku do te mund te provoni ushqim tradicional Hungarez dhe te shijoni muziken, kenget dhe kercimet folklorike Hungareze.
13 Shkurt 2010: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 09 00 me autobuz per nje ekskursion ne qytetin e Budapestit. Ne kete guide do te vizitoni: Lagjen Kala e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastioni e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit.
Kohe lire per te bere nje shetitje ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje ku do te gjeni dyqane suveniresh, verėrash dhe bare e lokale per tu ēlodhur dhe pėr te shijuar ėmbėlsirat tradicionale Hungareze.
Kjo pjese e guides do te zgjase deri ne oren 11 00.Do te vzhdojme per tek Ishulli i Margarites, nje park madheshtor ne mes te Lumit Danub ku do te shijoni qetesine dhe bukurine e ketij ishulli dhe do te vizitoni rrenojat e Manastirit dhe Varrin e Shen Margarites.
Rreth ores 12 00 do te vazhdojme me nje vizite panoramike ne sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek ndertesa me e Famshme e Budapestit, Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore.Pasi te perfundohet dhe vizita ne Parlament rreth ores 13 00, do te shkojme tek rruga Vaci Utca, e cila eshte nje nga rruget tregetare me te vjetra te qytetit, ku do te gjeni lokale dhe restorante per te ngrene dreke dhe mund te shfrytezoni kohen per te bere pazare ne dyqanet perreth.
14 Shkurt 2010: Pas mengjesit ne hotel ne oren 09 00 nisja per te vazhduar ekskursionin ne pjesen tjeter te qytetit te Budapestit me autobus.Do te fillojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit,nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Do te vazhdojme me nje shetitje me kembe ne lagjen e cifuteve, ku ndodhet edhe Sinagoga, e dyta ne Europe per nga madhesia,Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Pasi te kemi vizituar nga jashte te gjitha elementet e ketij sheshi, mund te bejme nje vizite ne Muzeun e Arteve, dhe me pas sipas deshires vizite ne Kopshtin Zoologjik, Parkun e Lojrave me te vjeter, apo mund te kaloni rreth 2 ore ne 13 pishinat e brendshme dhe te jashtme te kompleksit Szechenyi me ujera termale te temperaturave dhe perberjeve te ndryshme.(Cmimi 10 Euro per person per minimum 2 ore.
Duhet te keni me vete kostumet e banjes).Pasdite mund te vazhdojme me nje vizite ne Qender tregetare per pazar, pushim, shetitje etj.Darka (Opsionale) mund te organizohet ne Restorant Sir Lancelot, nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)
15 Shkurt 2010: Mengjesi ne hotel dhe kohe e lire deri ne oren 11 00, kur do te behet transferta per ne aeroport dhe nisja per ne Tirane me MALEV ne oren 13 10.