Dita 1:Nisja me autobuz nga Tirana ne drejtim te Pikes kufitare te Muriqan ne oren 06.00 te dates 6 mars.Pas kalimit te kufirit Shqiptare-Malazes vazhdo rruga ne drejtim te Budves ku do te behet nje pushim prej 45 deri 60 min. Me tej rruga vazhdon ne drejtim te Kroacise. Mberitja ne Dubrovnik rreth ores 16.00. Akomodimi ne hotel. nje pushim per tu clodhur ne ambjentet e hoteli reth 2 ore. 17.00 nisje per te vizituar qytetin e vjeter te Dubrovnikut, ndryshe i quajtur venecia ne miniature, Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per europen.Qyteti eshte pjese e pasurive historike te UNESCOS).Turi perfshin: Vizite panoramike, Manastiri Francescian & Domenician ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit), Katedralja e qytetit ( Katedralja e Shen Blazed shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj). Shetije me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese). Shetitje ne rruget karakteristike te qytetit, ku do te keni mundesi per pazar ne dyqanet e suvenireve, apo ndonjekafe ne lokalet e kendshme te qytetit te vjeter.Darka dhe fjetja ne hotel Kompas 3*.
Dita 2:Mbas mengjesit dhe dorezimit te dhomave, nisja per ne Korcula. Ishulli I Korcules dhe gadishulli Peljesac kane qene te banuar qe ne me pare. Nje sere germimesh arkeologjike e deshmojne kete. Por emri i Ishullit te Korcules eshte shume i lidhur me Marko Polon, tregetari i famshem Venecian i viteve 1300, I cili shkroi librin IL MILLIONE. Pavaresisht se quhet tregetari venecian, Markko Polo ka lindur pikerisht ne Ishullin e Korcules. Gjate ketij ekskursioni do te mesoni shume me teper per historine e tij si te ketij Ishulli shume te kendshem. Jo vetem kaq. Ishulli i Korcules, eshte shume i njohur per prodhiminin e vererave me te mira, nje tradite kjo e lindur qe ne kohet me te lashta. Gjate rruges, nje ndalese e vogel e qytetin Ston i famshem per Murin e larte mbrojtes, dhe ne Orebic nje qyteti tipi Dalmacian bregdetar, ku do te merret dhe trageti per ne Korcula, nje udhetime i shkurter qe zgjat rreth 30 min.Ne korcula do te vizitohet qyteti i vjeter i rrethuar me muret ne breg te detit, lokalet, dyqanet tipike te dhuratave dhe sigurisht restorantet ku mund te provosh nje dreke te vecante me fileto peshkaqeni dhe vere. Mbasdite e lire.Darka dhe fjetja ne Hotel Korcula 3*, ne qender te qytetit.
Dita 3:Mengjesi ne Hotel. Nisja per ne Split. Gjate rruges per ne split do te behte 2 ndalesa te vogla ne Tucepi dhe Baska Voda. Mberitja ne Split. Vizite ne pallatin Deocletian. I ndodhur ne qendren e qytetit te Split ky pallat ka vlera historike. I ndertuar ne fund te shekullit te 13 nga perandori romak Deocletian. Kohe e lire shetije ne split dreke dhe shoping. Kthim ne Makarska ne darke. Darka dhe Fjetja ne Makarska, hotel Biokovo3*.
Dita 4:Nisja per ne Tirane, sigurisht me ndalesa rruges. Perfundimi i udhetimit