Dita e pare:Nisja nga Tirana me autobuz komod drejt pikes kufitare te Hanit te Hotit. Pas praktikave kufitare nisja drejt qytetit te Podgorices , vazhdimi drejt Nikshiqit ku do te ndalohet per dreke. Me pas nisja drejt kufirit boshnjak e me pas drejt Sarajeves. Pasdite vone mberritja dhe akomodimi ne hotel. Darka ne hotel. Pas darke shetije ne qytet. (Opsionale).
Dita e dyte: Mengjesi ne hotel. Me pas vizite ne piken e fameshme turistike Vredho Bosna. Duke vazhduar me viziten ne tunelin e luftes 92’-96’. Me pas shetitje ne pjesen e vjeter te qytetit te Sarajeves ku do te vizitohet Bashcarshia e madhe historike, xhamia e Beut, katedralja, shtepine Svrzo, Sinagogu etj. Mbas vizitave shetitje e lire ose shopping. Darka gala ne hotel me muzike.
Dita e trete: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisja drejt qytetit historik te Mostarit,ku do shikojme dhe uren e fameshme stari most. Dreka ne nje nga restorantet vendase. Vazhdimi i rruges drejt Trebinjes e me pas drejt kufirit boshnjako – malazez. Pas praktikave kufitare vazhdimi drejt Herzegnovit, Budves e me pas drejt Muriqanit. Ndalesa te shkurta per kafe. Ne darke vone mberritja ne Tirane.