Dita e pare: Nisja nga Tirana me autobuz komod drejt pikes kufitare te Hanit te Hotit. Pas praktikave kufitare nisja drejt qytetit te Podgorices , vazhdimi drejt Nikshiqit ku do te ndalohet per dreke. Me pas nisja drejt kufirit boshnjak e me pas drejt Sarajeves. Pasdite vone mberritja dhe akomodimi ne hotel. Darka ne hotel. Pas darke shetije ne qytet. (Opsionale).
Dita e dyte: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisja drejt do vizitohen: tuneli I shpreses ( pike kyce gjate luftes ku dhe do njihemi me historine e tij nepermjet nje filmi te shkurter), parku nacional Vredho Bosna, qyteti i vjeter apo bashcarshia, vizite ne trekendeshin e Bermudes, sinagogun, shtepine Svrzo, xhamine e Beut, , katedralen ortodokse me thesarin e saj te ikonave, pazarin e vjeter etj. Dreka e lire. Pasdite kohe e lire per shooping dhe kthimi ne hotel. Darka gala ne hotel me muzike.
Dita e trete : Mengjesi ne hotel. Nisja drejt qytetit te Mostarit, ku do shikojme dhe uren e fameshme stari most. Dreka ne nje nga restorantet vendase. Vazhdimi i rruges drejt Trebinjes e me pas drejt kufirit boshnjako – malazez. Pas praktikave kufitare vazhdimi drejt Herzegnovit. Akomodimi dhe darka ne hotel. Shetitje e lire ne qytet, ose vajtje e organizuar ne nje lokal me muzike.
Dita e katert : Mengjesi ne hotel. Shetitje ne qytetin e vjeter te Herzegnovit e me pas nisja drejt qytetit te Budves ku dhe ketu do shetisim qytetin e vjeter dhe bregdetin mbreslenes te tij. Dreka ne nje nga restorantet lokale. Pasdreke nisja drejt Tivatit, Barit e me pas drejt kufirit shqiptaro – malazez. Mberritja pasdite ne Tirane.
Itinerari ne vajtje: Tirane- Lezhe - Shkoder - Han i Hotit - Tuz - Podgorice- Nikshiq - Scepan Polje - Hum - Foca - Sarajeve
Itinerari ne kthim: Sarajeve - Voda Voda - Mostar - Trebinje - Kufi - Herzegnovi - Tivat - Budva - Tivar - Ulqin - Muriqan - Shkoder – Lezhe - Tirane