Dita 1. Fluturim direkt nė Tiranė/Dubai . Transfertė dhe akomodim nė hotel.
Dita 2. Mbas mėngjesit, njė tur panoramik do tju njohė me njė nga qytetet mė magjike nė botė. Para sysh do tju shfaqet njė parajsė artificiale me kontraste midis sė shkuarės dhe sė ardhmes, tradicionales dhe ultramodernes; do tė shohim si Xhaminė ashtu edhe plazhin e famshėm tė Xhumeirės, me njė varg rezidencash dhe hotelesh luksoze, ku spikat i famshmi dhe i vetmi hotel nė botė me 7 yje Burj Al Arab, ishujt artificialė nė formė Palme, Akuariumin gjigand nė hotelin e famshėm Atlantis. Turi vazhdon mes rrokaqiejve gjigandė tė Bulevardit Sheikh Zayed, dėshmi e njė arkitekture ultramoderne e sfiduese.
Pasi kalojmė para Pallatit tė Sheikhut do tė vizitojmė pjesėn mė tė vjetėr tė qytetit, Bastakia me arkitekturen karakteristike dhe Muzeun e Dubait, pjesė e keshtjellės dyshekullore Al Fahidi. Mė tej taksitė ujore do tė na mbartin pėrmes kanalit tė Dubait drejt destinacioni final tė turit tonė, nė tregjet ekzotike tė floririt ku do tė mahniteni nga larmia e modeleve dhe e ngjyrave. Dubai u ofron vizitorėve njė mori tregjesh tradicionale floriri dhe suveniresh arabe si edhe mbi 50 qendra tregtare moderne me marka perėndimore me ēmime nga mė tėrheqėset. Ne fund te ekskursionit 2 ore kohe te lire ne zonen me moderne te Dubait, ku mund te shijoni pamjen e liqenit artificial, kullen me te larte ne bote, Burxh Halifa dhe shopping ne Dubai Mall, nje kryeveper arkitektonike me qindra dyqane tė markave botėrore.
Mbasdite nisje e organizuar pėr Safari nė shkretėtirė me fuoristrada; njė eksperiencė jo e zakonshme ku krahas eksplorimit tė shkretėtirės do tė perballeni me ndjenjėn e aventurės dhe argėtimit pamasė ndėrsa sfidoni dunat e rėrės. Mbas qėndrimit nė njė nga dunat mė tė larta pėr tė kundruar njė perėndim dielli tė mrekullueshėm, udhėtimi do tė vazhdojė drejt tendave tė beduinėve, pėr njė mbrėmje tė paharruar nė zemėr tė shkretėtirės. Gjatė darkės nė formė barbekyje kėrcimtaret orientale do tju dhurojnė njė spektakėl prej 1001 netėsh.
Dita 3. Mbas mėngjesit nė hotel, paradite e lirė. Ata qė dėshirojnė mund tė perfitojnė nga koha e ngrohtė pėr plazh nė njė nga bregdetet mė tė bukura ranore tė botės. Darkėn e Shėn Valentinit e kemi rezervuar nė njė anije me atmosfere festive. Teksa lundron, anija ofron pamje tė mrekullueshme tė Dubait natėn. Gjatė shėtitjes me anije simbolet e arkitekturės sė kėtij qyteti do tju shfaqen me gjithė madhėshtinė e vet duke ju mahnitur edhe njė herė.
Dita 4. Mbas mėngjesit nė hotel ata qe deshirojne mund te marrin pjese ne koktejlin e organizuar ne hotelin e vetem me 7 yje nė bote, Burj Al Arab. Mbasdite transfertė nė aeroport dhe nisje direkt pėr nė Tiranė.