Dita 1.
Takim me shoqėruesin ne aeroport. Sistemim ne hotel dhe nisja pėr njė vizite tė qėndrės historike tė Stambollit me veprat e tij madheshtore: Xhamia Blu,e vetmja nė bote me 6 minare, Bazilika e Shėn Sofise,kryevepra e artit Bizantin, Hipodromi Romak, Sarajet e Topkapisė,residencė e sulltanėve tė Perandorisė Osmane pėrfshirė edhe vizitėn e Kapalli Ēarshisė, njė nga veprat mė mbresėlėnėse tė Stambollit me arkitekturėn orientale dhe me mijėra dyqane. Kthim nė hotel. Darka festive e Vitit te Ri.
Dita 2.
Paradite e lire. Mbasdite tur panoramik i Stambollit. Nga pjesa historike nepermjet Ures se Gallates do te kalojme ne pjesen moderne te Stambollit; ne sheshin Taksim dhe shėtitoren Istiklal, jo vetėm njė dėshmi e arkitekturės sė Turqisė sė shek. tė 19tė, por edhe njė nga shetitoret mė popullore te Stambollit, ku gjenden butikė modernė, kafene, galeri arti etj. Kthim nė hotel.Darka.
Dita 3.
Ditė kushtuar njė prej vendeve mė tė bukura nė botė, ngushticės sė Bosforit. Ekskursioni do te fillojė nga bregu Evropian i Bosforit, gjatė tė cilit do tė shohim kryevepra tė tilla si Pallati i Dollmabahces apo Xhamia e Ortakojit tė gėrshetohen me arkitekturėn moderne tė rrokaqiejve dhe urave gjigande. Zbulojeni Bosforin dhe shijoni arkitekturėn e pashoqe tė tij edhe nga deti me njė lundrim te mrekullueshėm gjatė ngushticės qė ndan dy kontinentet. Mbasdite nisje e organizuar per shopping nė njė nga qendrat mė tė famshme tregtare tė Stambollit.